Sporti

Javën tjetër Napoli u rikthehet stërvitjeve

03/20/2020 23:09
nga:M K

Përkundër se autoritetet e futbollit në Itali kanë vendosur që duhet pritur deri në Prill për t’iu rikthyer fushave të blerta, kështu nuk pritet të bëjë edhe Napoli.

Skuadra nga San Paolo dhe nga qyteti që gjendet në pjesën mes Italisë Qëndrore dhe Jugore, jo shumë e prekur nga koronavirusi, pritet që të martën të dalë në stërvitje, përcjell GazetaBlic.

Kështu ka konfirmuar vet klubi, duke mos dhënë detaje të tjera.

Mbetet të shihet nëse federata italiane e futbollit do ta dënojë, apo ky paralajmërim do të mbetet vetëm në letër, pasi ende nuk e dijmë nëse nuk do të ketë kthim të vendimit.

Kujtojmë, Italia momentalisht është në një gjendje katastrofale, pasi numri i viktima po shënon vazhdimisht rritje, ndërsa tejkalimi i kësaj sfide duket larg.

/GazetaBlic/

05/01/2020 21:44

Liverpooli hidhet në sulm për yllin e Napolit