Lajme

Java e ardhshme parashihet të jetë e paqëndrueshme: Diell, vranët dhe reshje shiu!

05/11/2025 14:09
nga:G B

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Java e ardhshme parashihet të jetë e paqëndrueshme, diell, vranët dhe reshje shiu!

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E martë- Mot  me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E merkurë. Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri  5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E enjte-  Mot me dielldhe pjesëisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit  e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht  i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.