Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, thotë se qeveria Kurti gjatë gjithë mandatit ka treguar që një qasje të gabuar ndaj dialogut.
Jashari në një intervistë për GazetaBlic, thotë se qasja e Kurtit dhe kabinetit të tij ka qenë shumë armiqësore ndaj sindikatave.
“Kërkesat tona kanë qenë publike, edhe me shkresat që i kemi bërë vazhdimisht dhe ka munguar në tërësi dialogu madje qeveria Kurti gjatë gjithë mandatit 4 vjecar ka treguar që ka qasje të gabuar ndaj dialogut. Madje qasja e tij dhe kabinetit të tij ka shkuar deri në atë masë që kan pas edhe qasje armiqësore ndaj sindikatacve me përpjekje që të shuhet zëri sinidkal. Kërkesa tona që ua kemi drejtuar qeverisë, kërkesë më e madhja ka qenë që dialogu ka munguar. Kërkesë normale ka qenë ngritja e vlerës së koeficientit, por gjë që nuk u bë, kërkesë e jona e vazhdueshme ka qenë edhe kushtet e punës sepse në shkollat tona nuk janë kushtet e punës si në shekullin 21, etj. Kemi kërkuar dialog, kemi reaguar se pse zonja Nagavci për inatet që i ka ndaj SBASHK e ka hjek nga këshilli shtetror i licensimit në një këshill ku debatohej për të gjitha cështjet në arsim”, tha ai.
Jashari tutje tregon se nuk do të bëjnë veprime të mëdha sindikale si greva apo diçka e tillë, por do ta dëshmojnë se 4 vitet në qeverinë Kurti ishin vitet më të rënda për sindikatat në Kosovë, ku ai i cilëson si luftë e qeverisë kundër sindikatave.
“Ne nuk do të bëjmë veprime të mëdha sindikale, ngase qeveria Kurti mezi do priste të na hedh e të na quante se herë jemi me ata herë me këta por nuk do të heshtim do të bëjmë veprime të tjera sindikale për të dëshmuar dhe për të treguar se 4 vitet në qeverinë Kurti ishin vitet më të rënda për sindikatat në Kosovë edhe për SBASHK madje e them me plotë përgjegjësi 4 vite ishin luftë e qeverisë Kurti kundër sindikatave e në këtë rast edhe kundër të punsuarve në sektorin publik”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai thotë se rritja e pagave nga muaji janar është fushatë e Kurtit, ku Jashari e sheh si një lloj ‘peshqeshi’.
“Ne edhe me qeveritë tjera kemi pas përplasje dhe greva, në qeverisjen Haradinaj kemi pasur grevë 3 javëshe, mirëpo dialogu asnjëherë nuk ka munguar. Kemi pasur përplase me të gjithë, uroj që Kosova të mos ketë asnjëherë qeveri me një parti por të ketë koalicion, uroj që të vinë njerëzit që e dinë se cka është dialogu që pozitën që ua jep populli dinë ta respektojnë, ta respektoj popullin e jo si qeveria Kurti që nuk e ka respektuar popullin sepse edhe mësimdhënësit janë qytetarë të këtij vendi dhe kërkesat e tyre jo që nuk janë realizuar por janë injoruar dhe Kurti as ska dashur të dëgjoj bashkë me zonjën Nagavci e cila është fajtroi nr 1 se pse e kemi një situattë të tillë të pakënaqësive kaq të madhe në sektorin e arsimit. Aq më shumë është fushatë e Kurtit, ngase pse nuk e ngriti pagën atë ditë që foli por e la tani në janar, si një lloj peshqeshi do të thoja sepse 9 shkurti është afër”, përfundoi Jashari për GazetaBlic.