Sporti

“Jasha Arbëria jasha”, klubi kosovar bën ftesë për festë masovike në kohë pandemie!

06/03/2020 21:45
nga:Lorik J

Festë masovike në kohë pandemie!

Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës, KF Arbëria ka ftuar tifozët, bashkëpunëtorët e të gjithë që qëndrojnë pranë klubit që t’ju bashkohen në një festë masovike me 6 qershor, raporton GazetaBlic.

Në kohë pandemie, klubi ka kërkuar që të festojnë së bashku, gjë kjo e cila është kundër rregullave të situatës aktuale.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“NJOFTIM I PËRGJITHSHËM

Të nderuar dhe shumë të respektuar sportdashës, ju dashamirë të futbollit, mbështetës të K.F.Arbëria. Të nderuar ju gjenerata të arta të K.F.Perparimi, gjenerata të arta të K.F.Arbëria nga funksionimi i klubit e deri më sot. Të nderuar ju tifozeria më e zjarrtë në Lipjan, ju “Stuhia e Kuqe”. Na lejoni që si K.F.Arbëria të ju: “Ftojmë për të festuar suksesin historik të K.F.Arbëria, inkuadrimin e parë në Superligen e Kosoves!
Në bashkëpunim me donatoret si Kryesi kemi planifikuar të festojmë bashkë suksesin të cilin e kemi sjellur fal bashkëpunimit të të gjithë juve, fal punes së pastert, fal djerses së lojtareve, punes së veqantë të shtabit teknik, menaxhimin e puneve administrative të klubit, mbështetjes në forma të ndryshme si morale ashtu dhe financiare dhe mbështetjes së zemrës dhe zërit të lartë i cili degjohej fuqishëm në çdo ndeshje nga ju!
Ju bëjmë thirrje që të jeni të gjithë në mënyrë masovike në ahengun i cili është paraparë të mbahet në “Restaurant Dielli”, në Dobrajë, të shtunen, me dt.06.06.2020, në ora 19:00.

Si vërejtje për fund: Për shkak të obligimeve të shumta dhe puneve teknike në klub duke u pregatitur për stinorin e ri, KF Arbëria e ka parë të arsyeshme që përmes këtij njoftimi, të ju fton të gjithëve duke hapur dyert për të festuar të gjithë së bashku dhe duke i menjanuar ftesat zyrtare!

Ejani të gjithë! Së bashku tregojmë se jemi familje e madhe dhe së bashku e bëjmë festen madhështore!

Me respekt: “KF Arbëria”, shkruan klubi i sapo inkuadruar në elitë.

/GazetaBlic/