Lajme

“Janë një deponi mbeturinash në Kuvend që bëjnë hajgare me popullin”

01/24/2022 22:07
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri, ka reaguar në lidhje me deklarimet e deputetëve që po e mbeshtesin opsionin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, sipas tij, duke bërë hajgare me qytetarët e Kosovës.

“Një deponi mbeturinash në Kuvend të ulur në mesin e sallës së Kuvendit sot bënë hajgare me qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Muhaxheri.Në rendin e mesit janë të ulur deputetët e grupit më të madh parlamentar – ata të Vetëvendosjes.

“Keni mu ngi Albin!”, ka shtuar Muhaxheri, për kryeministrin i cili po ashtu i përket Vetëvendosjes.