Fit&Sexy

Janë besnikë, mbrojnë familjen, ndihmojnë në punët e shtëpisë: Përse meshkujt shtatshkurtër janë më të mirë se shtatgjatët!

02/05/2018 08:28
nga:A. R.

Shkencëtarët besojnë që pjesëtarët e gjinisë mashkullore, të cilët nuk janë shumë të gjatë, mund të jenë zgjedhje më e mirë për martesë, për disa arsye.

Meshkujt të cilët nuk janë shtatgjatë dinë të jenë shumë të dashur dhe dinë të angazhohen rreth damave të tyre.

Gjithashtu, sipas disa hulumtimeve, janë më besnikë ndaj bashkëshorteve dhe më të gatshëm për jetë familjare…

Janë edhe disa fakte përse meshkujt shtatshkurtër janë më të mirë se meshkujt shtatgjatë, sipas hulumtimit:

Janë më shkathët në krevat

Meshkujt shtatshkurtër janë më të shkathët dhe më energjikë, të tillë janë edhe në krevat, ndërkaq femrat këtë e duan gjithsesi, shkruan revista Journal of Sexual Medicine.

Hulumtuesit kanë studiuar jetët seksuale të meshkujve heteroseksualë në lidhje të përhershme. Për çdo centimetër gjatësie trupore të cilën nuk e kanë pasur, është rritur edhe shkathtësia e tyre në krevat.

Janë më të suksesshëm në punë

Nuk kanë mundur që të nxjerrin veten në pah me gjatësinë, andaj shumica e kanë kompensuar me angazhimin e madh në suksesin afarist.

Meshkujt shtatshkurtër shpesh janë plot vetëbesim dhe femrave u japin siguri.

Janë shumë të hareshëm

Dinë të jenë shumë të hareshëm dhe shpesh kanë aftësi më shumë për humor sesa meshkujt shtatgjatë, të cilët jo rrallë konsiderohen që gjatësia e tyre është më shumë se e kënaqshme që femrat “të dorëzohen” nga entuziazmi sapo t’i shikojnë.

Janë më besnikë ndaj bashkëshorteve

Sipas hulumtimit të Universitetit të Nju-Jorkut, meshkujt shtatshkurtër janë më besnikë ndaj bashkëshorteve, më të prirë për jetën familjare dhe nuk shkurorëzohen aq shpesh sikur meshkujt shtatgjatë. Ata edhe më vonë martohen.

Më shumë ndihmojnë në punët e shtëpisë

Për dallim nga meshkujt shtatgjatë, meshkujt shtatshkurtër më shumë kohë kalojnë duke u ndihmuar bashkëshorteve të tyre në shtëpi. Sipas disa hulumtimeve, të dielave pastrojnë, gatuajnë ushqim dhe bëjnë punë të tjera në shtëpi një orë më shumë se meshkujt shtatgjatë.

Jetojnë më gjatë

Hulumtimi i bërë në 8.000 meshkuj ka treguar që meshkujt shtatshkurtër jetojnë mesatarisht dy vjet më gjatë se meshkujt shtatgjatë. Ekspertët janë të bindur që për këtë meritën e kanë gjenet e tyre.

12/03/2019 15:34

Humbi gjithë familjen nën rrënojat e tërmetit, Dorian Greku prej 2 muajsh ndodhej në Francë për azil