Sporti

James largohet nga Reali, por jo edhe nga Madridi!

05/27/2020 18:36
nga:M K

Është një nga emrat më të lakuar për t’u larguar nga Real Madridi.

Megjithatë, duket se ai pëlqen qëndrimin në kryeqytetin spanjoll, edhe nëse i duhet të largohet nga “Santiago Bernabeu”, përcjell GazetaBlic.

Sipas të përditshmes spanjolle, “Mundo Deportivo”, James Rodriguez mund të kalojë në “Wanda Metropolitano”, duke nënshkruar me Atletico Madridin.

Kolumbiani nuk ka treguar asgjë as në aventurën e dytë me madrilenët, që pas rikthimit nga Bayerni, ku edhe ishte i huazuar për dy vite, nga 2017 deri më 2019.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me hapjen e afatit kalimtar, por ajo që është e rëndësishme, përfaqësuesi ameriko-latin po kalon javët e fundit me galaktikët.

/GazetaBlic/

07/26/2020 14:43

James Rodriguez në Manchester United?