Gjermania ka arritur fitore në ndeshjen hapëse të Euro 2024 ndaj Skocisë.
Nikoqirët mposhtën skocezët me rezultat bindës 5-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Wirtz në minutën e 10’të hapi serinë e golave e më pas e pasuan Musiala dhe Havertz në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë gjermanët luajtën më të qetë duke arritur të realizojnë edhe dy gola tjerë me anë të Fullkrug dhe Emre Can, ndërsa skocezët shënuan golin e nderit falë Rudiger i cili dërgoi topin në portën e tij.
Pas ndeshjes si lojtar më i mirë i ndeshjes u zgjodh Jamal Musiala.
Musiala kishte 100% saktësi të pasimeve duke realizuar me sukses 32 nga 32 tentimet e tij dhe duke shënuar edhe një gol.