Showtime

‘Jam vajzë e lindur dhe e rritur në një familje intelektuale’

03/10/2020 09:34
nga:N S

Këngëtarja, Morena Taraku vazhdimisht është komentuar në media kohët e fundit, madje ajo u bë edhe objekt i talljes.

E gjithë kjo si shkak i audio inçizmit që iu publikua duke sharë dhe kërcenuar se do bëjë vetëvrasje duke i dal trenit përpara, shkruan GazetaBlic.

‘Çoma lokacionin’, kjo fjali mori vëmendje gjithë andej, madje një DJ nga Peja e kishte lëshuar në mes të diskotekës pjesën kur Morena thotë ‘Çoma lokacionin’.

Prej të gjitha këtyre ndodhive, më në fund artistja ka vendosur të reagojë me një postim në Instagram. Morena, ka shkruar se nuk ndikohet nga fjalët që po qarkullojnë sepse është nga një familje intelektuale dhe jep këshillë për ata që e përqeshin dhe komentojnë që të shikojnë jetët e tyre dhe mos t’i gëzohen fatkeqësisë së tjetrit.

Ndryshe, Morena Taraku ka postuar edhe video nga studio me sa duket do lansojë ndonjë projekt muzikor.

/GazetaBlic./

 

06/02/2020 09:26

Morena Taraku me tatuazh të ri, në këtë pjesë të trupit