Sporti

“Jam trajner i dobët”, replika komike e Ismet Munishit!

09/23/2020 23:40
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka fituar sot duelin ndaj Feronikelit me rezultatin 3:2.

Në këtë duel, Ismet Munishi nuk vendosi ta inkuadrojë Blendi Baftiun nga minuta e parë e takimit, gjë që shkaktoi mjaft “zhurmë” në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ismet Munishi u pyet për këtë edhe nga fansat e Ballkanit – ndërsa dha një koment epik.

“Jam trajner i dobët, kjo është përgjigja”, theksoi Ismet Munishi kur u pyet se përse nuk e aktivizoi Blendin nga minuta e parë e takimit.

/GazetaBlic/