• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Jakup Krasniqi tregon se si i kishte vepruar kur i kërkuan ta punësonte ‘me të njofshëm’ një person

05/03/2019 22:52
nga:FL.B

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi derisa po fliste për nepotizmin në Institucionet e Kosovës në “BlicInterview me Astrit Gashin”, ka dhënë edhe një shembull që i kishte ndodhur vet atij.

Ai tregon se kur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, dikush i kishte kërkuar ta punësonin një burrë si drejtor, veç pse ky i fundit kishte qenë në burg.

M’patën thanë dikush me e vendos një drejtor pse ka qenë në burg. Unë kam pas thënë, a e ka Fakultetin e kryn? Nuk e ka. Unë nanën time e dua shumë, edhe e du ma shumë se çdokënd tjetër në botë por drejtoresh s‘un e bëjë. Do të thotë unë gjithë jam udhëhequr nga parimi që njerëzit e duhur…” – ka thënë Krasniqi.

/ © GazetaBlic /

05/24/2019 00:02

E thotë Vjosa Osmani: Britanikët kundër prekjes së kufijve