• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Jakup Krasniqi: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, pas normalizimit të marrëdhënieve!

05/03/2019 22:33
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate Jakup Krasniqi, në emisionin “Blic Interview” deklaroi se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, mund të vendoset në tavolinën e diskutimeve, vetëm pas njohjes së pavarësisë nga kjo e fundit.

Diskutimi për ndryshim kufijsh, pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, sipas Krasniqit nuk pengohet as nga konferenca e Helsinkit.

Kosova do të duhej të njihej dhe të normalizoheshin marrëdhëniet me Serbinë në kufijtë që është shpallur pavarësia, si kufij që kanë qenë administrative e pas pavarësisë si kufij shtetëror dhe nëse ka vullnet pasatj për t`u bërë ndonjë ndryshim edhe konferecna e Helsinkut e viteve 70 nuk e njeh parimin e ndryshimit të kufijve me dhunë, por nuk e pengon ndryshim e kufijve me marrëveshje paqësore“, u shpreh Krasniqi.

Por të diskutohet në këtë kohë për çështje të kufijve, sipas Krasniqit është veprim i dëmshëm, marrë për bazë faktin që siç u shpreh ai “jemi në pozocion të vështirë“, sepse Serbia akoma nuk e njeh Kosovën “dhe të hyhet për ndryshim kufijsh është e dëmshme sa është e dëmshme edhe Bashkësia e Komunave Serbe“, ka shtuar ai.

  • #BLICINTERVIEW | Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi