Lajme

Jakup Krasniqi niset për në Gjykatën Speciale

07/23/2019 08:50
nga:A. R.

Jakup Krasniqi e ka marrë rrugën për në Gjykatën Speciale.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate është parë sot në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Prishtinës.

I shoqëruar nga sekretari i partisë, Bilall Sherifi, ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica dhe zyrtarë të lartë të partisë, Krasniqi i është përgjigjur pa frikë ftesës nga Gjyktata Speciale.

Për ta përcjellur atë në nisjen drejt Hagësm në aeroport kanë dalur edhe familjarë, miq e qytetarë.