BLIC.TV

Jakup Krasniqi flet për ‘Supermenin’ i cili kishte punësuar 4-fëmijët e tij në Telekom

05/03/2019 22:41
nga:FL.B

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka hedhur poshtë çdo mundësi që Ejup Osmani, i cili deri para pak kohe ushtronte detyrën si Anëtar i Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës, të ketë qenë pjesë e NISMA-s Socialdemokrate.

Ai në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se Osmanin e kanë mbështetur si parti shkaku i performacës që ka treguar.

Shikoni, nashta NISMA e ka mbështetë si profesionist. Por, Astrit, të jemi të drejtë, të shikojmë drejtë. Anëtari i Bordit nashta është mbështet nga NISMA por nuk ka qenë asnjëherë pjesë e NISMA-s. Është mbështetur nga NISMA për shkak të performancës që ka treguar por në NISMA nuk ka qenë dhe realisht ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj forme se si ka vepruar ky anëtar se në fund të fundit Qeverisja e një vendi nuk mund të bëhet me familje se shteti nuk është vetëm i pushtetarëve.”

Shteti është i qytetarëve më në fund të fundit vendet kyçe në Institucionet e Shtetit duhet të udhëhiqen nga njerëz që janë ekspert, nga njerëz që e kanë kryer shkollën adekuate dhe nga njerëz që mund  ta drejtojnë, ta funksionalizojnë cilindo institucion.” – ka thënë Krasniqi.

Ejup Osmani i cili punësoi të katër fëmijët e tij në ndërmarrjen që vetë e mbikëqyrë, kishte zgjedhur të japë dorëheqje në fund të muajit Mars të këtij viti.

Ai madje kishte marrë epitetin si “Supermen” pasi që akuzohej se brenda 1 muaji kishte punësuar që të katër fëmijët e tij në Telekomin e Kosovës.

/ © GazetaBlic /

07/18/2019 06:54

“Bomba e kurdisur” në Evropë, shpërthimi i saj do të sillte pasoja më të rënda se Çernobili