Lajme

Jakaj: Kuvendi është në shkelje kushtetuese, ka cenuar të drejtat e mbi 84 mijë shërbyesve civilë

10/17/2024 21:41
nga:Y I

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, është shprehur se Kuvendi i Kosovës, aktualisht është në shkelje kushtetuese.

Sipas tij, pasi janë cenuar mbi 84 mijë shërbyes civilë, me prurjen e ligjit për paga të sektorit publik nga Qeveria Kurti.

“E vetmja që e kemi thënë edhe gjatë viteve të kaluara, Kuvendi ka dështuar në vazhdimësi t’i kryejë katër funksionet kryesore, legjislativ, përfaqësues, zgjedhor dhe mbikëqyrës”, tha Jakaj në Rubikon.

“Sipas Kushtetutës, deputeti ushtron funksionin e tij në të mirë të Republikës së Kosovës, dhe në anën tjetër, Qeveria i përgjigjet politikisht në vendimet që i ushtron gjatë mandatit të tij”.

“Aktualisht Kuvendi ka shkelje kushtetuese. Mundemi ta përmendim një fakt. Është aktgjykimi për pagat në sektorin publik, një ligj ku duhej të ndryshoheshin dy nene. Me ligjin që e ka pru Qeveria Kurti në vitin 2022, janë cenuar të drejtat e mbi 84 mijë shërbyesve civilë”, tha tutje ai.