Lajme

Jahjaga takon ish-presidentin amerikan Bill Clinton

11/23/2017 19:47
nga:A. R.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar gjatë vizitës së saj në ShBA me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Jahjaga e ka quajtur “miku im dhe i të gjithë shqiptarëve”.

“Presidentin Clinton e falënderova për mbështetjen e pakusht dhe të vazhdueshme që ai dhe familja e tij i bënë vendit tonë”, ka shkruar ish-presidentja në një postim në profilin e saj në “Facebook”.

“Miqësia jonë me familjen Clinton është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë dhe do të jemi përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Atifete Jahjaga.

Ndryshe, Bill Clinton ishte president i Shteteve të Bashkuara në kohën e çlirimit të Kosovës.

Ai ka qenë mbështetësi më i madh i sulmeve ajrore kundër forcave serbe që po kryenin krime të rënda kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës dhe largimit të forcave dhe administratës serbe më 1999.

Në nderim të tij, shumë rrugë e bulevarde të qyteteve të Kosovës janë emërtuar me emrin e tij.

11/19/2019 11:17

Aktori i famshëm do ta luajë Bill Clintonin në filmin për skandalin seksual që parapriu intervenimin në Kosovë