Cult

Jahjaga rrëfen si e nominuan për të parën e shtetit

12/29/2020 17:21
nga:Flutura Gashi

Fondacioni Jahjaga, u themeluar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në mars 2018 ndërsa sot ka publikuar edicionin e parë të revistës me titull “ZA”.

Kjo revist u publikua me mbështetjen e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për “Gra, Paqe dhe Siguri”.

Vetë ish-presidentja, me një letër drejtuar të gjithë vajzave rrëfen jetën e saj deri në momentin që ajo u bë presidente. Tregon në detaje se si ajo një gjenerale në Policinë e Kosovës, u nominua dhe i zgjodh si e para e shtetit.

Jahjaga gjithashtu na jep një pamje më të qartë për jetën e saj pasi mori këtë titull, dhe të gjithë rrugëtimin e saj më tej.

Ajo sot bëri një postim  me shkrimin në faqen e saj zyrtare Facebook:

“Pjesë e revistës “ZA” publikuar dje nga Fondacioni Jahjaga, iu jam drejtuar Vajzave të Kosovës, duke ndarë me to shumë nga rrugëtimi im deri sot.

Të dashura vajza të Kosovës,

Shpresoj që në këtë letër, drejtuar juve të gjeni motiv dhe guxim për të shkëlqyer në çdo punë që ju e bëni.  Të punojmë së bashku, se kështu jemi më të forta!”, tha Jahjaga

Revista “ZA”, sjellë edhe rrëfime të grave tjera se si tejkaluan sfidat e jetës, grave që dhanë shumë nga vetja për komunitetin dhe grave që luftojnë për të drejta të barabarta.

Kjo revista u publikua në formatin online dhe 500 kopje fizike.

Klikoni KËTU për të lexuar të plotë revistën.

http://www.jahjagafoundation.org/blog/te-dashura-vajza-te-kosoves?fbclid=IwAR21D9eTBB5LdCHPT6rt_O5n0nVw-4bv2Q_Jfly0RfBXtmo6nSjlvkZpt1Q