Lajme

Jahjaga reagon ndaj rrahjes së djalit të Rashiqit: Po tentohet të pengohet progresi i Kosovës

02/22/2021 22:00
nga:Sh Xh

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar ndaj rrahjes së djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

Jahjaga thotë se dhuna është e papranueshme dhe duhet të denohet, përcjellë Gazeta Blic.

“Isha e shokuar kur mësova për rrahjen brutale të djalit të ish ministrit, Nenad Rashiq. Nxis autoritetet të hedhin dritë në motivin e incidentit dhe të sjellë para drejtësisë kryesit. Dhuna e çdo lloji është e papranueshme dhe duhet të denohet. Demokracia mund të lulëzojë vetëm nëse liria politike, që është e garantuar për secilin qytetarë të Kosovës, nuk minohet nga grupe të caktuara të interesit që tentojnë të pengojnë progresin e Kosovës”, shkruan ajo.

Mbi 112 milionë të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën