Analisti Kastriot Jahaj ka vlerësuar në Debat Plus se trendi i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se elektorati ka parë qeverisjen e partisë gjatë pesë viteve të fundit, dhe sidomos dështimin në krijimin e institucioneve, gjë që sipas tij do të çojë në humbjen e rreth 8 deputetëve.
“Te trendi i rënies së LVV ka me vazhdu njëjtë, elektorati e ka parë VV këto pesë vjet, dhe sidomos kur patën mundësinë me i kriju institucionet nuk i krijuan. Prandaj trendi i rënies ka me vazhdu nuk besoj se do të ketë më shumë se 40 deputetë. Do t’i humbë edhe 8 deputetë, trendi i rënies ka me vazhdu”, ka deklaruar analisti Jahaj në Debat Plus.


