Geek

Jaguar XE 300 Sport me 296 kuaj fuqi (Foto)

04/21/2018 07:14
nga:M H

Jaguar sot ka zbuluar një 300 Sport stajling për modelet XE, XF dhe XF Sportbrake.

Kur është në pyetje modeli XE, përveç detajeve dekorative, posedon një motor 2,0 litra me katër cilindra me 296 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

XE 300 Sport nga 0 deri në 100 km/h arrin për 5,5 sekonda.

Për sa i përket modelit XF dhe XF Sportbrake, ata do të kenë një motor 3,0 litra TDV6 dizel me 296 kuaj fuqi.

Çmimi fillestar i modelit XE 300 Sport në Britaninë e Madhe do të jetë 45.160 funta, qose rreth 51.900 euro sipas kursit aktual.