Sporti

Jadon Sancho në “radarin” e Jurgen Klopp, “Anfield Road” mund të jetë destinacioni i tij i ri

02/14/2020 15:30
nga:Mergim Rreci

Jadon Sancho është një nga lojtarët më të kërkuar të momentit në Evropë.

Për ish-sulmuesin e akademisë së Manchester Cityt ka hyrë në valle edhe Liverpool, sipas “Daily Mail”, dhe gara për transferimin e 19- vjeçarit pritet të jetë e fortë këtë verë, përcjell Gazeta Blic.

Tashmë është i sigurt se anglezi do të largohet nga skuadra e Bundesligës në merkaton e verës. Por për ta lënë të lirë talentin e tyre, verdhezinjtë kërkojnë minimalisht 120 milionë euro.

Futbollisti anglez ka shënuar 17 gola dhe 14 asiste në këtë edicion.