Showtime

Ja si po duket sot Drita e “Familjes Moderne”

01/13/2018 22:10
nga:Lorik J

Aktorja Myrvete Kurtishi, është një nga figurat qendrore të Teatrit të Gjakovës, ku përherë është e angazhuar në shfaqjet kryesore që vihen në skenë.

Myrvete Kurtishi po ashtu ka pasur disa role të suksesshme edhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe në karrierën e saj nuk kanë munguar as rolet në kinematografi dhe seri televizive.

Gjerësisht ajo u bë e njohur nga “Familja Moderne”, seriali më i popullarizuar në Kosovë në periudhën e pasluftës, ku roli i saj u pëlqye shumë. Ajo e luante mrekullueshëm nënën e merakosur dhe të dedikuar jashtë mase, shkruan “Kosovarja”.

Është interesant se si aktorja nuk ka ndryshuar fare që nga koha e serialit. Ajo mbetet ende e njëjtë.

01/05/2018 16:19

Njihuni me familjen e ‘Zanës’ te Familja Moderne (FOTO)