Sporti

Ja si mund të kualifikohet Argjentina në raundin eliminues në Kupën e Botës

06/25/2018 12:58
nga:Lorik J

Argjentina është një nga kombëtaret e mëdha që rrezikon të eliminohet nga kampionati Botëror i Rusisë.

Argjentina e cila ndodhet në grupin D, së bashku me Kroacinë, Nigerinë dhe Islandën, gjatë dy lojëve të zhvilluara ka një humbje (nga Kroacia) dhe një barazim (ndaj Islandës), andaj e vetmja zgjidhje për Leo Messin dhe shokët e tij, është fitorja kundër Nigerisë, shkruan GazetaBlic

Por edhe nëse fiton Argjentina në këtë përballje duhet të shpresojë që Kroacia ta mposht Islandën e cila ka pikë të barabarta me Argjentinën në grupin D.

Argjentina pritet të bëjë disa ndryshime për përballjen me Nigerinë, ku sipas mediave botërore Higuain dhe Dybala do të startojnë nga minuta e parë.

Trajneri i Argjentinës nuk ka çfarë të humbasë dhe tani kartat e tij duhet të shkojnë tek lojtarët e Juventusit, të cilët mund të bëjnë ndryshimin në fushën e lojës.

Nigeria dhe Argjentina do të përballen nesër me fillim nga ora 20:00 në Rusi.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore