Sporti

Ja si e humbi Ronaldinho kontratën e 500 mijë funteve për vit, për disa sekonda

10/19/2024 16:04
nga:E K

Derisa po fliste me gazetarët në korrik të vitit 2012, atëherë si ambasador i “Coca Cola”, Ronaldinho mori një vendim që i kushtoi me një shumë goxha të majme.

Ish-lojtari i Barcelonës ishte në ditët e tij të para tek Atletico Mineiro, kur doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve.

Gjatë asaj kohe, Ronaldinho sponsorohej nga “Coca Cola” dhe sipas raportimeve, ai po fitonte 500 mijë funte në vit, me marrëveshjen që do të përfundonte në vitin 2014.

Me gjithë këto në mendje, vendimi i tij për t’u ulur midis dy kanaqeve të “Pepsi” do të definonte të ardhmen e tij me kompaninë e “Coca Cola”.

Nga shumëkush llogaritej si një vendim i ashpër, duke konsideruar se Atletico Mineiro kishte sponsor “Pepsin”, dhe kanaqet në konferencë për shtyp ishin thjeshtë një procedurë.

Por, thuhet se Ronaldinho ka pirë pak nga njëra prej kanaqeve.

“Coca Cola” do të reagonte pas disa ditësh, duke thënë: “’Coca Cola’ e respekton dhe e vlerëson karrierën e Ronaldinhos, por zhvillimet e fundit na pamundësojnë që të vazhdojmë bashkëpunimin”.

Fituesi i Kupës së Botës më 2002 do të shijonte dy vite te Mineiro, para se të transferohej në Meskikë, e ta mbyllte karrierën në Fluminense.