Sporti

Ja se si u “dhunua” Liverpool, nga gjyqtari i takimit Man United – Liverpool

03/10/2018 16:48
nga:Y.K

Manchester United ka arritur të fitoi 2-1 përballë Liverpoolit në derbin më të madh në Angli.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp e pa vetën duke humbur qysh në minutën e 14, kur Rashford shënoi një gol të bukur përballë portierit Karius, i njëjti i lojtar në minutën e 24, shënoi për 2:1, shkruan Gazeta Blic

Në pjesën e dytë Liverpooli u paraqit shumë më mirë dhe fal presionit për 45 minuta arriti që ta fus në panik skuadrën e Mourinhos e cila shënoi një autogol me anë të Bailly.

Por Liverpooli dëmtua shumë nga gjyqtari Craig Pawson, i cili në tri raste nuk dha penallti për skuadrën e Jurgen Klopp ani pse Valencia preki topin me dorë e po ashtu mesfushori Fellaini ndali në mënyrë të pa lejueshme Sadio Manen.

Mediat angleze kanë paraqitur edhe katër raste tjera ku Pawson nuk u tregua i aftë për të drejtuar një ndeshje të këtij niveli

Referimi i dobët në Premier Ligë nga gjyqtarët anglez, kanë shtyer FIFA-n që të mos e përzgjedh as një gjyqtar nga Anglia për botërorin “Rusia 2018”.  /Gazeta Blic

Momenti kur Velancia e preku topin me dorë
Momenti numër 2, kur Sadio Mane u ndalua në mënyrë të palejueshme nga Fellaini, gjyqtari nuk dha penallti.
Momenti kur Sadio Mane u godit në gjoks nga Valencia, nuk kishte karton të kuq
Salah u ndal nga Young, gjyqtari edhe këtu heshti

12/08/2018 16:39

Shënohet edhe goli i dytë në takimin Manchester United – Fulham