Lajme

Ja sa vota ka marrë Ganimete Musliu

11/07/2019 12:53
nga:Albina Koca

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka fituar mandatin e  radhës në Kuvendin e Kosovës.

Në këto zgjedhje, Musliu ka fituar gjithesej 8397 vota, shkruan GazetaBlic.

Me një postim në rrjetin social ‘Facebook‘, deputetja ka shprehur falënderime për votuesit e saj duke premtuar punë dhe angazhime në mandatin e katër të saj.

Ky është postimi i saj i plotë:

‘Të dashur qytetarë,
për një përiudhë tetë vjeçare, në rrethana normale, për të kërkuar votën nga ju ne do duhejt t´ju drejtoheshim dy herë. Duke qenë se Republika e Kosovës, në çdo aspekt, ka përshkruar një rrugë të pazakontë, edhe ne brenda këtyre tetë viteve u drejtuam për të katërten herë më radhë, për të kërkuar besimin tuaj.
Sot kur KQZ ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me votat e partive dhe të kandidatëve, une edhe kësaj radhe kam marrë besimin tuaj për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Me këtë rast dëshiroj ti shprehi falenderimin dhe mirnjohjen time secilit që gjatë kësaj fushate më ka ofruar mbështetje të sinqertë. Njejtë dua të falenderoj edhe secilin votues i cili me 06 tetor 2019 në kabinën e votimit ka nënvizuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 112 dhe ka nënvizuar edhe numrin 18 me të cilin kam garuar në këto zgjedhje.
Si në çdo fushatë të mëparshme edhe gjatë fushatës së fundit, une asnjëherë nuk kam bërë premtime megalomane. Premtimi im i vetëm ka qenë dhe do të mbetet angazhimi im për një sistem politik të mirëfilltë në të cilin secili qytetar i Republikës së Kosovës do të trajtohet i barabartë dhe do të vlerësohet objektivisht.
Besimi juaj për mua për katër mandate rresht është nderi më i madh që mund të më bëhët, prandaj do të jem gjithmonë syçelë që këtë besim ta kthejë në punë e angazhim për të mirën e përgjithshme.
JU FALEMINDERIT nga ❤️8397 herë!Nga 25 deputete që ka fituar gjithesej Partia Demokratike e Kosovës,ne mesin e tyre radhitet Ganimete Musliu me 8397 vota’.

Të dashur qytetarë,për një përiudhë tetë vjeçare, në rrethana normale, për të kërkuar votën nga ju ne do duhejt t´ju…

Publiée par Ganimete Musliu sur Jeudi 7 novembre 2019

01/16/2020 21:57

Musliu “thumbon” VV-në e LDK-në: Deri të bëhet qeveria, po përfundon autostrada e Dukagjinit