Lajme

Ja sa trilion lekë është borxhi publik i Shqipërisë

04/29/2019 22:41
nga:A. R.

Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj e ftuar në emisionin A-Shoë në News 24 ka komentuar situatën ekonomike në vend si dhe borxhin publik. E pyetur nga Adi Krasta për shifrën e saktë të borxhit publik, Beqiraj zbuloi se shteti shqiptar ka rreth 8.6 miliardë euro detyrime.

Adi Krasta-Pyetja ime e parë për ty si publik i Shqipërisë. Janë financat e Shqipërisë nën kontroll?

Financat janë në kontroll por do të kenë një vit sfidë. Rritja ekonomike është shënuarr me ulje 3.8 %. Kapitali ynë njerëzor prodhon pak. Kemi pasur një periudhë konsolidimi fiskal i cili ishte i vështirë.

Adi Krasta-Ka sens të pyesim një njeri të Financave për Borxhin Publik?

I gjithë borxhi, mund të ta them është 1.035 trilion lekë. Nëse do ta ktheja në euro është 8.6 miliardë euro.

Adi Krasta-Konsiderohet një borxh i lartë?

Duke futur detyrimet që mund të futen nga kontratat koncensionare në kushtet që ekonomia ka një cikël pas 5 vitesh shënon një pikë ulje. Në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë që jemi një ekonomi derivativesh, varemi nga ekonomia e vendeve me të cilat kemi marrëdhënie. Është një vit sfidash.

Adi Krasta-Ke ti personalisht besim te PPP-të?

PPP në fakt kanë ndërtuar Anglinë , Kanadanë së fundmi po përdoren edhe në Amerikë. Janë një formë e sofistikuar që duhet përdoren. Por në të njëjtën kohë qeveria duhet të ketë më kujdes në përdorimin e tyre.

Elementi i dytë është aftësitë negociuese. Varet nga shefi i tyre nga ministri. Unë nuk e antipatizoj zotin Mehmetaj. Po të mësoj diçka që më ka mësuar babai im njeriu i fortë nuk merret me njeriun e dobët, dobësia është diçka që nuk ndreqet.

06/20/2019 16:13

Zyrtare: Feronikeli do të luajë ndaj Milanit me 10 gusht në Prishtinë!