Sporti

Ja sa do t`i kushtonte Real Madridit transferimi i mundshëm i Neymarit nga PSG

11/11/2017 14:59
nga:Y.K

Neymar të Real Madrid, ndoshta është e mundur.

Mund të tingëllojë si diçka utopike transferimi i brazilianit në radhët e klubit “Los Blancos”, por në fakt mediat spanjolle
raportojnë një situatë krejt ndryshe.

Përpara se sulmuesi të transferohej te Barcelona, nëndjekje të tij ishin edhe madrilenët, por në fund “blaugranat”
fituan garën.

Verën e kaluar katalanasit nuk mund të bëninasgjë për ta mbajtur brazilianin, për të cilin PSG pagoi
klauzolën e largimit 222 milionë euro.

Duket e vështirë që presidentët e dy klubeve, Perez i Realittë Madridit dhe Al Khelaifi i PSG, të ulen, në një të ardhme
të afërt, në tavolinën e rrumbullakët, për të biseduar në lidhje me mundësinë për ta rikthyer sulmuesin në
Gadishullin Iberik.

Kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, në një intervistë tëfundit u shpreh se Neymar është i mirëpritur te kampionët
në fuqi të Spanjës, sepse, sipas tij, më të mirët duhet të jenë pjesë e Realit.
Nëse një operacion i tillë realizohet, do të kapë shumën e

500 milionë eurove. Përtej shifrave, një gjë ndoshta mund tëkonfirmohet. Nëse në fillim shihej si i pamundur kalimi i
Neymar te Reali i Madridit, në këto momente, panorama paraqitet ndryshe dhe ndoshta në verë, bota e futbollit mund të tronditet sërish nga një tjetër supergoditje në merkato.

11/21/2017 23:11

Real Madrid kuaflikohet dhe thyen rekordin në këtë garë (VIDEO)