Sporti

Ja sa pritet të mungojë Messi sipas mediave spanjolle

09/27/2019 09:39
nga:M K

U raportua se Messi do të mungojë 10 deri në 15 ditë, por tani sipas “El Chiringuito”, lëndimi është më serioz dhe Leo mund të qëndrojë jashtë fushave 30 ditë.

Lionel Mesi, u dëmtua në ditën e parë pas kthimit nga pushimet.

Pas një ndeshje në Champions League dhe dy në La Liga, 32-vjeçari është dëmtuar sërish, të martën mbrëma në fitoren 2-1 kundër Villarrealit.

Barça raportoi të enjten se argjentinasi ka tërhequr (muskulin) në kofshën e majtë”, duke mos treguar se sa do të mungojë.

Mirëpo mediat në Spanjë nisën të raportojnë se një lëndim i tillë, mund ta lë atë jashtë deri në 15 ditë.

Por, tani “El Chiringuito de Jugones”, raporton se Messi mund të qëndrojë më gjatë jashtë fushe. Sipas Josep Pedrerol, Leo mund të jetë jashtë deri në 30 ditë.

11/19/2019 10:20

Momenti kur Messi brenda pak sekondave driblon pesë lojtarë të Uruguait