Sporti

Ja sa pikë kanë fituar vajzat e Kosovës në xhudo sot në Uzbekistan

11/09/2018 18:39
nga:I S

Xhudistet e Kosovës sot kanë korrur suksese të mëdha në Grand Prix, që u mbajt në Uzbekistan.

Trajneri Diton Kuka ka treguar se sa pikë olimpike kanë fituar xhudistet në rrugën e tyre drejt garave Olimpike “Tokio 2020”, shkruan GazetaBlic.

Postimi i Kukajt në Facebook: Uzbekistan Grand Prix … Tri finaliste – dy të arta për Kosovën një e argjendtë!
Distria e artë 48 kg 700 Pikë
Majlinda e artë 52 kg 700 Pikë
Nora e argjendtë 57 kg 490 Pikë

Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot!

Ja postimi i tij në facebook:

/GazetaBlic/