Sporti

Ja sa para ia ka dorëzuar sheiku i Manchester Cityt, trajnerit Pep Guardiola për merkaton e verës

04/17/2018 09:30
nga:Y.K

Pep Guardiola do t`i ketë në dorë 200 milionë funte për transferime gjatë verës.

Pronari i Manchester Cityt ia ka dhënë 200 milionë funte  Pep Guardiolas për të shpenzuar këtë verë, raporton Mirror.

Bosi i Cityt thuhet se blerjet më të mëdha do t`i bëjë në mesfushë sidomos mesfushor në pozitën e brazilianit Fernandinho, i cili ka dështuar këtë vit.

Guardiola synon që vitin e ardhshëm të fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve me skaudrën e cila tashmë është shpallur kampion i Anglisë.

Thomas Lemar, Fred, Jorginho, Jean-Michel Seri, Julian Weigl, Riyad Mahrez dhe Toby Alderweireld janë vetëm disa nga emrat që City mund t`i synojë këtë verë./Gazeta Blic

10/01/2018 09:01

Super lojtari i Manchester Cityt mund të mungojë ndaj Liverpoolit