Sporti

Ja sa para do t’i fitojë Feronikeli pasi u bë kampion i Kupës së Kosovës

05/24/2019 22:59
nga:Ideal

Feronikeli demoloi Trepçën 89 në finalen e Kupës së Kosovës, të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur atë me rezulta të thellë 5-1.

Golat nga Astrit Fazliu (16′), Mendurim Hoti (26′), Albutrint Morina (66′) dhe Kastriot Rexha (71′, 90+3′), ia siguruan “Niklit” fitoren komode, derisa golin e vetëm për mitrovicasit e realizoi Ardian Muja në minutën e 73-të, shkruan Periskopi.

Kështu, djelmoshat e Zekirija Ramadanit e mbyllin sezonin me dy trofe, pasi javën e kaluar siguruan edhe titullin e Superligës.

Pas triumfit të sontëm, Feronikeli do të pasurohet me 30 mijë euro, ndërsa Trepça do të arkëtojë plot 10 mijë euro.