Sporti

Ja sa kohë ka Sarri për të shpëtuar vendin e punës

02/12/2019 18:34
nga:Lorik J

Fati i Maurizio Sarri-t si trajneri i Chelsea-t do të vendoset pjesën e mbetur të muajit teksa italiani do të mundohet të bindë hierarkinë e klubit se mund të rikuperojë në renditje dhe të arrijë një vend mes katër më të mirëve.

The Blues aktualisht ndodhen në vend të gjashtë pas humbjes më të madhe në Premier League (6-0 ndaj Man City-t) vetëm shtatë muaj pasi Sarri firmosi për tre vite.

Ai do të shpresojë që të avancojë në Europa League, duke parë që fituesi i kompeticionit merr një biletë për në Champions League.

Chelsea do të ndeshet me Manchester United në raundin e pestë të FA Cup dhe ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup, ndeshje që nëse fitohen do ta qetësonin situatën.

Çdo vendim për të ardhmen e Sarri-t do të merret nga pronari Roman Abramovich, i cili nuk ka parë asnjë ndeshje nga Stamford Bridge këtë sezon dhe kalon shumicën e kohës në Rusi apo Izrael.

Hierarkia pret një reagim pozitiv nga skuadra që në sfidën e së enjtes ndaj Malmo në Europa League, një kompeticion që The Blues e kanë marrë seriozisht duke futur në fushë veteranë më tepër se të rinjtë e ekipit. ts