Lajme

Ja sa ka pasuri komandanti i FSK-së

06/15/2017 14:45
nga:Gazeta Blic

Rrahman Rama, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka një banesë të cilën e ka vlerësuar 87 mijë euro, një shtëpi në vlerë 70 mijë euro si dhe 4 hektarë tokë që i ka vlerësuar 40 mijë euro.

Gjenerallejtënanti vozitë Audi A-8 e cila kushton 20 mijë euro.

Rrahman Rama ka deklaruar po ashtu se është aksionar në një fermë e cila është vlerësuar në vlerë 83 mijë euro.

Komandanti i FSK merr pagë vjetore 18 mijë e 348 euro dhe mëditje në vlerë 2 mijë e 749 euro.

Në formularin e pasurisë Rama e ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes e cila është veterane e UÇK-së.

01/20/2020 07:40

11 vite nga shndërrimi i TMK-së në FSK