Lajme

Ja sa para ka harxhuar Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit

12/10/2019 19:21
nga:Y I

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka publikuar raportin financiar se sa kanë harxhuar partitë politike për fushatën e zgjedhore.

Lëvizja e Albin Kurtit, e cila doli e para në zgjedhje – ka harxhuar rreth gjysmë milion euro për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Vetëvendosje në të kaluarën kishte shpenzuar shumë më pak për fushatë.

Më 2017, në zgjedhjet e qershorit kjo parti kishte shpenzuar rreth 359 mijë euro.