Fit&Sexy

Ja sa ditë mbijeton koronavirusi nëpër sipërfaqe

10/12/2020 22:43
nga:N S

Koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe të ndryshme deri në 28 ditë. Në këtë përfundim arrin një studim i Agjencisë Kombëtare të Shkencës në Australi që ka zbuluar se COVID-19 mund të jetojë edhe më gjatë se ç’mendohej më parë jashtë qelizave pa u shumuar.

Eksperimentet laboratorike janë kryer në sipërfaqe të ndryshme si ekranet e smartphonëve, enët prej inoksi e kartmonedhat, ku virusi jetoi për 28 ditë në temperatura rreth 20 gradë Celsius. Por shkencëtarët thonë se provat janë kryer në kushte errësire, pasi rrezet ultraviolet të dritës së diellit e eliminojnë menjëherë atë dhe çfarëdolloj virusi tjetër.

Në këtë mënyrë COVID-19 mund të përhapet përmes prekjes së hundës, syve e gojës me duar të palara. Megjithatë studimi ka hasur në kritikat e grupeve të ndryshme shkencore. Disa prej tyre thonë se COVID-19 mund të përcillet nga njeriu tek njeriu vetëm përmes kollës, teshtimave dhe ajrit.

Ndërsa të tjerë thonë se rënia në kontakt me sasi të pakta të këtij virusi nuk përbën rrezik infektimi pasi neutralizohet nga mukoza e hundës që prodhon anti-trupa të mjaftueshëm kundër tij. /Tv Klan

11/19/2020 17:00

Koronavirusi “godet” edhe Shqipërinë: 786 raste të reja dhe 11 të vdekur në 24 orët e fundit