Opinion

Ja pse qeveria e re mund të bëhet edhe pa Listën Serbe

02/03/2020 11:42
nga:Agron Halitaj

Agron Halitaj

Qeveria e re nuk mund të mbetet peng i Listës Serbe vetëm pse kjo parti nuk dëshiron të jetë pjesë e ekzekutivit.

Duhet të kihet parasysh se ekziston një dallim i madh mes cenimit të një drejte kushtetuese dhe mosshfrytëzimit në mënyrë të vullnetshme të asaj të drejte.

Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me cenim të së drejtës, për faktin se Albin Kurti ua ka ofruar mundësinë që të bëhën pjesë e Qeverisë, por thjesht kemi të bëjmë me refuzim të shfrytëzimit të së drejtës.

Derisa cenimi është i sanksionuar, mosshfrytëzimi i të drejtës mbetet akt i vullnetshëm. Në frymën e kësaj, Lista Serbe nuk mund të bëhet bllokuese e formimit të Qeverisë së re, nëse koalicioni qeverisës veç i ka të sigurta së paku 61 vota të deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Kurti duhet vetëm të ketë dëshmi me shkrim se ua ka ofruar mundësin Listës Serbe për t’i propozuar ministrat, dhe t’ua lë të lira pozitat në kabintetin qeveritar.

Derisa të mos jepen propozimet për ministra nga Lista Serbe, ministritë përkatëse mund të drejtohen nga zëvendësministrat.

Kjo nuk është dicka e rë në jetën inistitucionale në Kosovës. Ky presedan është krijuar qysh në qeveritë e para të pasluftës.