Fit&Sexy

Ja pse pozicioni ’69’ është kaq i mirë gjatë seksit

12/17/2021 10:54
nga:G C

Ky është njëri ndër pozicionet më të preferuara në marrëdhëniet seksuale.

“Classic 69” është një pozë që lejon të dy partnerët të ofrojnë dhe të marrin stimulim oral në të njëjtën kohë mund të jetë edhe më i mirë dhe më emocionues – një burim kënaqësie të pafundme.

Pse pozicioni 69 është kaq i mirë, cili është sekreti i tij, si ta shijoni atë dhe cilat truke dhe këshilla duhet të aplikoni për të optimizuar dhe kënaqur të gjithë të përfshirë?

Pozita 69

Pozita 69 është një pozicion seksi oral në të cilin dy partnerë angazhohen në stimulim oral për kënaqësi seksuale në të njëjtën kohë.

Emrin e ka marrë nga fakti se, kur dy persona përfshihen në kënaqësi, trupat e tyre të bashkuar duken të lakuar si numrat 6 dhe 9, pranë njëri-tjetrit.

Termi e ka origjinën nga frëngjishtja soixante-neuf, fjalë për fjalë do të thotë “gjashtëdhjetë e nëntë” dhe ka qenë në përdorim për disa qindra vjet. 69 shfaqet gjithashtu në Kama Sutra, e njohur si “pozicioni i sorrës”.

Si funksionon?

Për të hyrë në pozicionin klasik 69, njëri partner shtrihet në shpinë. Më pas partneri tjetër i ngjitet sipër, me kokën përballë këmbëve.

Më pas ata e drejtojnë gojën drejt organeve gjenitale të partnerit të tyre, duke u kujdesur gjithashtu që të përafrojnë organet gjenitale me gojën e partnerit.

Në këtë pozicion tani mund të shijoni ndjenjën e seksit oral, duke i ofruar njëkohësisht rehati dhe kënaqësi të barabartë njëri-tjetrit.