Opinion

Ja pse humbi Hatim Baxhaku

10/25/2017 19:18
nga:Blerim Çoçaj

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, nuk arriti të fitojë në zgjedhjet e 22 tetorit. Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në humbjen e tij.

Faktori kryesor i humbjes së LDK-së në Prizren, ishte vet Hatim Baxhaku.
Ai, nuk performoi mirë gjatë shpalosjes së programit në fushatën zgjedhore.
Ishte tepër i paartikulueshëm!

Nuk kishte informacionin as më të vogël se cfarë kishte ndodhur gjatë këtyre viteve në Prizren.
Ishte i paartikulueshëm edhe në zbërthimin e programit të tij, për të ardhmën e Prizrenit.
Duke akuzuar kundërkandidatët, shpeshherë është vetëngulë!

Personalisht mendoj se, do të ishte normale që një mjek të mos ketë informacione për zhvillimet në qytetin ku jeton, por për një ish-deputet të Kuvendit të Kosovës, kjo është e pafalshme.

Mbase mungesa e informacionit për gjendjen e krijuar nga Qeveria e Mujës në Prizren, dhe mungesa e kontaktit me hallet e qytetarëve, ka rezultuar që Baxhaku të mos flasë asnjëherë në Kuvendin e Kosovës. Por, kjo është një kapitull tjetër.

Baxhaku, besoj se tashmë e ka kuptuar se puna e mirë dhe profesionale e mjekut, nuk sjellë vota.
As mosvotimi i Hashim Thaçit për President nuk sjell vota.

As mosvotimi i Demarkacionit nuk sjellë vota.
Personalisht, tri veprimet e numëruar i kam vlerësuar dhe i vlerësoj.

Faktori tjetër që ka ndikuar në humbjen e Baxhakut dhe LDK-së në Prizren, ka qenë lista zgjedhore. Pa dashur të hyjë me emra, në këtë listë, ka pas kandidat që, nuk e kanë ditur se për cilën parti po garojnë!

LDK-ja në Prizren, për dhjetë vjet të opozitës, gjithë kohën ka qëndruar në gjirin e Ramadan Mujës. Madje, ky subjekt politik, ka qenë shpëtimtare e Qeverisë së Mujës, sa herë që ka pasur përcarje brenda PDK-së në Prizren.

S’po flasë për përfitime!
Baxhaku, mund të mos ketë pasur informacione për “opozitarizmin” e partisë së tij, por jo edhe qytetarët.
Sot, çdo qytetar, falë teknologjisë, është i informuar për çdo gjë që ndodhë jo vetëm në Prizren.
Çuditem qysh Baxhaku, u futë në garë për të pastruar Komunën, pa e pastruar oborrin e vetë!
E thashë në fillim që numri i faktorëve që kanë ndikuar në humbjen e Hatim Baxhakut dhe LDK-së në Prizren, nuk është i vogël.
Prandaj, mundësia për të eliminuar faktorët që shkaktuan humbjen e katërt të LDK-së në këtë qytet, është shumë e kufizuar.
Drita e zgjidhjes së problemeve të LDK-së në Prizren, shihet vetëm në fund të tunelit!
Të gjithë nuk janë humbës !

P.s. Në vijim pse humbi Zafir Berisha

11/20/2017 12:36

Çoçaj komenton rezultatin në Prizren, AAK nuk ia solli asnjë votë PDK-së