Lajme

Ja për çka e kishte fjalën kryeministri kur i tha Kusarit nuk di të kërcej para Gadafit (VIDEO)

12/07/2017 17:19
nga:anonymous1000144531

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një debat replikues mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes së Alternativës së Re, Mimoza Kusari-Lilës. Ndër të tjera, Haradinaj i përmendi ish kryetares së Gjakovës aftësinë e saj për vallëzim para Gadafit.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në vitin 2011, një delegacion 128-anëtarësh, ishte nisur me mision lobimi në Libi. Kjo ishte e organizuar nga presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Pjesë e delegacionit ishte edhe kdeputetja e tashme, Mimoza Kusari-Lila.

Por, atyre nuk iu kishte shkuar në mend se lobimi do të përfundonte me këngë e valle para diktatorit tashmë të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi. Ishte pikërisht Mimoza Kusari ajo që i printe valles.

10/20/2018 18:27

Haradinaj: Ushtri si çdo ushtri e botës, asgjë ‘mangu’ nuk ka