Sporti

Ja kur zhvillohet ndeshja e kthimit, St Joseph’s – Prishtina

06/27/2019 23:42
nga:M K

Ndeshja e parë u mbyll 1-1, por nuk ka përfunduar me kaq.

Dueli i kthimit mes St Joseph’s dhe Prishtinës pritet të vendos gjithçka sa i përket skuadrës që do të kualifikohet tutje, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, takimi në Gjibraltar do të zhvillohet të martën me 2 Korrik.

Prishtina, përkundër rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë ka ende gjasa për t’u kualifikuar tutje, nëse e merr ndeshjen me seriozitet dhe jo me mbivlerësim të tepruar, siç ndodhi sot.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat mesjavën e ardhshme, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale.

/GazetaBlic/

12/03/2019 19:20

Ahmeti: Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njëjta!