Lajme

Ja kur do të vendos KQZ për datën e mbajtjes së rivotimit në Istog

12/01/2017 22:12
nga:A K

Gjykata Supreme sot ka vendosur që komuna e Istogut të shkojë në rivotim.

Ky vendim i Supremes ka ardhur pasi që e njëjta ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-it.

Burime të Telegrafit, bëjnë të ditur se KQZ-ja pritet që nesër të caktojë datën e mbajtjes së rivotimit të raundit të dytë për kryetar të Istogut.

Po të njëjtat burime thonë se 17 dhjetori ose 14 janari janë dy datat, që po shqyrtohen nga KQZ-ja.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi për të konfirmuar një gjë të tillë, mirëpo i njëjti shkurt ka thënë se i takon KQZ-së që të vendos për këtë.

Ndryshe, në këtë komunë, pas numërimit të votave me postë dhe me kusht është përmbysur rezultati i zgjedhjeve të raundit të dytë, ku kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, ka dalë para kandidatit të LDK-së, Haki Rugova.

12/10/2017 17:55

Gani Dreshaj i sigurt në fitore, ja çka thotë për Haki Rugovën