Sporti

Ja kur do të prezantohet trajneri i ri i Real Madridit

06/13/2018 19:21
nga:Y.K

Pasi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, shkarkoi Julen Lopetegui nga pozicioni i trajnerit të përfaqësueses së Spanjës, për shkak të njoftimit se ai kishte nënshkruar me klubin e Real Madrid, drejtuesit e Los Blancos kanë vënë në lëvizje makinerinë e tyre me qëllim që të prezantojnë që të enjten trajnerin e ri për tre sezonet e ardhshme.

Shkarkimi nga angazhimi me Spanjën ka përshpejtuar eventin, teksa Lopetegui po udhëton për në Spanjë nga Krasnodar dhe është programuar të mbërrijë në orën 02:00 të mëngjesit.

Real Madrid do të dakordësojë me trajnerin momentin e prezantimit. Dëshira e klubit madrilen është që të procedojë sa më parë me prezantimin publik, por do të respektojë vendimin e Lopetegui që u largua nga Krasnodar dukshëm i prekur pas shkarkimit nga roli i trajnerit të Spanjës, vetëm dy ditë përpara debutimit të tij në Kupën e Botës në ‘Rusi 2018’.

10/19/2018 13:11

Real Madridi dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët në ‘Kupën e Mbretit’