Lajme

Ja kur pritet të takohen Albin Kurti e Isa Mustafa

11/18/2019 21:13
nga:B. D

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë mbetur aty ku i kanë lënë grupet punuese të këtyre dy partive.

Por për tu kthyer në tavolinën e bisedimeve, Vetëvendosja po kërkon që këto takime të bëhen mes liderësh, e nga Lidhja Demokratike e Kosovës takimet e tilla i shohin vetëm pas certifikimit të rezultateve.

Për këtë çështje është kontaktuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliun, duke e pyetur nëse së shpejti pritet të ketë një takim të mundshëm mes dy liderëve, Isa Mustafës të LDK-së dhe Albin Kurtit të VV-së, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacione të tilla.

“Nuk kam informacione nëse do të takohen, nuk di çka të them për momentin, pyetni kryetarët”, tha Veliu.

Por burime të IndeksOnline mësojnë se një takim i formatit të tillë, pritet të bëhet menjëherë pas përfundimit të rinumërimit të vendvotimeve mbetura.

Burimi i njëjtë i ka thënë se Ambasada Amerikane i ka kërkuar dy partive fituese të zgjedhjeve të fundit, formim sa më të shpejtë të Qeverisë.

12/15/2019 18:57

LDK i përgjigjet VV-së për Presidentin: S’pranojmë kushtëzime nga partitë që s’kanë fituar 51% të votave