Sporti

Ja kur luhet finalja e madhe mes Yllit dhe Pejës

02/13/2020 21:54
nga:Lorik J

KB Ylli dhe KB Peja kanë siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Ylli fitoi ndaj Bashkimit, kurse Peja mposhti Rahovecin për të kaluar në finalen e madhe të “Final 8”, shkruan GazetaBlic.

Finalja do të zhvillohet të shtunën në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.

Nga ora 20:30 të shtunën, KB Ylli do të ndeshet me Pejën për të kërkuar titullin e madh kosovar.

Vlen të ceket se kjo është hera e parë që Ylli dhe Peja takohen në finale të Kupës në Basketboll.

/GazetaBlic/