Sporti

Ja kundërshtari më i fortë i Barcelonës në fazën tjetër të Championsit

12/06/2017 09:09
nga:Y.K

Pas fitores ndaj Sportingut, Barcelona siguroi kualifikimin nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve duke fituar Grupin D.

Por, Messi me shokë prapë po rrezikojnë që të përballen me një kundërshtar të frikshëm në short. “Mundo Deportivo” shkruan se kundërshtari më i fortë në short për Barcelonën është Bayern Munich.

Skuadra bavareze përfundoi e dyta në grupin e saj dhe rrezikon që në këtë fazë të luhet nj finale e parakohshme.

Chelsea është një tjetër kundërshtar i mundshëm për ekipin katallan, që mund të përballet edhe me ekipe të dorës së dytë si: Basel, Shakhtar, Roma ose Porto.

12/10/2017 22:51

Villarreal-Barcelona notat e lojtarëve, kjo është nota e Lionel Messit