Sporti

Ja ku do ta vazhdojë karrierën Artur Magani

08/09/2020 20:00
nga:Lorik J

Artur Magani ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Ballkanit.

Sulmuesi i njohur shqiptar, Magani ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e FC Ballkanit në edicionin 2020/21.

Magani në një prononcim për GazetaBlic Sport ka konfirmuar që karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri.

“Do qëndrojë në Shqipëri këtë vit, për arsye personale”, tha shkurtimisht Magani.

Magani këtë edicion në Superligën e Kosovës ka zhvilluar 24 paraqitje.

/GazetaBlic/

LAJMI I FUNDIT: Një super sulmues largohet nga Ballkani