Shpesh, në varësi të situatave që na ndodhin gjatë ditës ose edhe pa arsye, mund të ndihemi keq moralisht, gjë që ndikon në energjinë e brendshme dhe dashurinë për veten. Sado e habitshme të duket kjo gjë, mënyra se si ne mendojmë për veten tonë është mënyra se si na shohin edhe të tjerët (këtu nuk po flasim vetëm për pamjen e jashtme).
Por çfarë mund të bëjmë në ato momentet kur nuk ndihemi aq mirë me veten?
– Tregohu i kujdesshëm dhe i dashur me veten ashtu siç do tregoheshe për dikë që mund të të kërkonte ndihmë për të kapërcyer të njëjtën situatë.
– Jepi pak kohë kësaj ndjesie, ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëjmë është thjesht të lejojmë për pak kohë përjetimin e çdo emocioni.
– Fillo mendo për të gjitha gjërat që të pëlqejnë më shumë te vetja dhe shkruaji ne letër.
– Mos krahaso veten, arritjet e tua me të të tjerëve.
– Bëj mjaftueshëm orë gjumi, ushqehu shëndetshëm, bëj pak aktivitet fizik, shpenzo kohë jashtë në natyrë, mundohu të zvogëlos përdorimin e cigares dhe alkoolit, sidomos këtë periudhë.
– Përqendrohu te çdo gjë e mirë që të ka ndodhur deri më sot, çdo arritje, çdo sukses dhe ndihu mirënjohës ndërkohë që e përdor këtë periudhë për t’u motivuar edhe më tepër.
– Pyet njerëzit pranë teje se çfarë pëlqejnë më tepër te ti – mund të zbulosh gjëra që ndoshta nuk i kishe vënë re më përpara.
– Mundohu t’i largosh mendimet negative, pas pak ditësh do e kuptosh që je shqetësuar pa arsye.
– Aktivizohu në aktivitete sociale nëse ke dëshirë dhe kohë të lirë.
– Gjej mundësinë të bësh çdo ditë diçka që të bën të ndihesh mirë ose të realizosh qëllime të vogla që mund t’i vendosësh vetes.
– Shijo çdo moment sado të vogël, vetëm ose në shoqëri (gjithmonë me njerëz pozitivë).