Lajme

Ja çka thotë Milaim Zeka për kthimin e dhjetëra kosovarëve nga Siria

04/20/2019 09:55
nga:A. R.

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë për kthimin e dhjetëra kosovarëve të cilët kanë qenë në zonat e luftës në Siri, përcjell Gazeta Blic.

Zeka përmes një postimi në facebook, ka thënë se ky është një vendim i drejtë i shtetit të Kosovës, teksa ka kërkuar nga të gjithë që mos t’i diskriminojmë por t’u ndihmojmë në inkuadrimin ne shoqëri.

Deputeti Zeka, ka shtuar se ata që kanë shkuar në luftërat në Siri, e kanë pasur “trurin e shpërlarë”, njësoj siç thotë Zeka “sikurse shteti serb në krye me Millosheviçin që ua kishte shpërla trurin qytetarëve të saj rreth Kosovës”.

Veprim i drejte i shtetit te Kosoves

Pranimi i familjareve te atyre qe kishin shku per te luftuar ne Siri nga ana e qeverise, eshte veprim teper i drejte dhe human. Ashtu sikurse shteti serb ne krye me Millosheviçin qe ua kishte shperla trurin qytetareve te saje rreth Kosoves, edhe keta njerez, te ndikuar nga propoganda ekstreme per krijimin e nje shteti islamik, shkuan ne Siri, duke marre me vete edhe grate dhe femijet e tyre.

Ne si shoqeri, duhet te perkujdesemi per keta njereze, duhet t i trajtojme njerezishte, t i rehabilitojme dhe t i kthejme ne nje jete normale. Nuk duhet te kemi asnje paragjykim ndaje tyre dhe me te gjitha ka kapacitetete qe i kemi duhet t i ndihmojme!