Lajme

Ja çka do të marrë Nisma nga koalicioni me PDK-në e AAK-në!

05/17/2017 01:28
nga:Gazeta Blic

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në një konferencë për media tha se partia e tij e ka mbështetur Ramush Haradinajn për kryeministër.

Ai ka bërë publike edhe disa pjesë të marrëveshjes, gjegjëisht nga ajo që do të përfitoj Nisma për Kosovën.

“Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër. Ne do ta kemi zëvendëskryeministrin, dhe PDK nuk do të kandidoj asnjë kandidat për kryetar të Malishevës, në zgjedhjet lokale”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sherifi ka thënë se Nisma për Kosovën nuk është ribashkuar me PDK-në, por se sipas tij, PDK ra në vizionin e saj, që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër.

10/16/2019 19:16

Kjo është koha kur pritet certifikimi i rezultateve